Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Policia greke në Janinë, ka sekuestruar 54kg marijuana. Policia ka pikasur një automjet të dyshimtë ku ka ushtruar kontroll.

Brenda automjetit, janë sekuestruar 50 pako me 54 kg 305 gr marijuanë.

Përmes veprimeve hetimore, është zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar drejtuesin e mjetit përmes telefonit.

Policia veç drogës, sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24-vjeç.

 


Shtuar 30.01.2024 12:42