“Seksi oral më i shtrenjtë në Shqipëri”, Lorenc Vangjeli tregon si ia “futën” Safet Gjicit

Për analistin Lorenc Vangjeli, skandali erotik mes ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe 40-vjeçares Alma K., është seksi oral më i shtrenjtë në Shqipëri, për të cilat janë paguar disa qindra mijëra euro.

Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se shantazhi ndaj ish-zyrtarit nuk është bërë vetëm për përfitime materiale, por edhe për qëllime politike.=

“Shantazhi nuk është vetëm për përfitime materiale, por të llojeve të ndryshme. I shërbehet parasë. Ende nuk ka prova, por ajo që thuhet është që ky ndoshta është seksi oral më i shtrenjtë në Republikën e Shqipërisë, disa qindra mijëra euro.

Ky është përfitimi i parë.

I dyti është politik. Ra një bashki e rëndësishme ne veri dhe pati një komponent të qartë politik.

Transkripti që nxorrët, gjithmonë duke marrë për bazë faktin dhe duke e vënë në dyshim, që është apo jo i saktë, ka shumë gjasa të jetë.

Ndoshta edhe më i gjatë se aq dhe me të vërteta të tjera që mund të thuhen më pas.

Edhe aq, rrëfen disa gjëra. Duke nisur me pyetjen e madhe, kush e ka realizuar?

Kjo e rrëzon idenë që audio është përgjuar nga organet ligjzbatuese. Logjika e kërkon, që vajza, në kushtet e mungesës së besimit ndaj partnerit të saj anonim, personazhi A, vajza besohet që është autorja e regjistrimit të kësaj audio.

Si ka rrjedhur? Pak rëndësi ka.

Ka qenë një mënyrë për vetëmbrojtje të kësaj vajzës.

Bashkëbiseduesi rrezikon zbulimin e identitetit dhe zbulimin e rolit të tij”-tha Vangjeli.


Shtuar 30.06.2023 09:13