Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Mëngjesin e kësaj të enjteje, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj, është paraqitur  në ambientet Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth 30 minuta.

Pas daljes nga SPAK, ai nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat, teksa nuk dihet ende pse ai është thirrur në SPAK dhe për cilën dosje ka dëshmuar.

Dritan Palnikaj, ka një karrierë të gjatë në administratën publike. Në të kaluarën, ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Në vitin 2015, Palnikaj është përzgjedhur fitues në programin Lead Albania dhe ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit.


Shtuar 20.03.2025 10:13