“S’di ça të them për përgjimet”/ Arjeta Puca flet për Ron Yeffet: Do investojë 70 milionë euro

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar për njohjen me këtë të fundit dhe marrëveshjen e biznesit, ku ajo vendosi që t’i shesë një pjesë të aksioneve. Në një intervistë për “Opinion”, Arjeta Puca tregoi se është njohur me Ron Yefet në një takim biznesmenësh dhe marrëveshja e aksioneve me të është bërë në varësi të investimeve që ai do të sjellë në TIMAK.

Sipas saj, Ron Yefet do të investonte 70 milionë euro dhe për këtë ka nisur duke sjell projektet e investimeve.

Të lidhura

None found

Arjeta Puca; Ne kemi qenë në një takim biznesmenësh. Aty jemi njohur dhe kemi biseduar si mund të bashkëpunojmë bashkë. Ron Yefet do të investonte 70 milionë euro. Ka nisur dhe ka sjell projekte të mëdha. Në fund të vitit, ne do të kalojmë në miliarda, ju do e shihni. E pash në televizor përgjimin e Ronn Yefet dhe nuk kam asnjë reagim. Nuk di çfarë të them për atë, kush do, mund të vijë të kontrollojë, ne jemi të hapur.

Ne tani po prodhojmë kamiona taktike, makina taktike, zjarrfikëse. Prodhojmë për Shqipërinë tani, të gjitha. Ne marrim markat e huaja dhe përshtasim pjesën e shasisë dhe karrocerisë, sipas nevojave. Më vonë, do të prodhojmë dhe për eksport. Ne kemi biseduar me shumë shtete, por me Ukrainën për momentin nuk kemi komunikim. Kemi biseduar me shtete afrikane. Prodhojmë makina të blinduara, zjarrfikëse, klinika të lëvizshme.


Shtuar 10.09.2026 23:34

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisjojobet