Sapo ishte kthyer nga Anglia, merret vendimi për dy autorët që plagosën Iljaz Ismailin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka lënë në burg 2 autorët e arrestuar për atentatin me armë në një lokal në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Iljaz Ismaili.

Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie në ambjentet e Gjykatës së Beratit dhe masa e sigurisë ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Mësohet se Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj nuk kanë pranuar autorësinë e krimit dhe bashkëpunimin në atentat, duke kërkuar lirimin e tyre. Dyshja ka deklaruar se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë asnjë konflikt me 33-vjeçarin.

Por ka qënë organi i akuzës që ka sjellë në gjykatë prova të pakundërshtueshme,përfshi këtu edhe pamjet filmike të atentatit,që vërtetojnë autorësinë në krim të dy të arrestuarve.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në ambjentet e jashtme të një lokali në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, lokal që ishte në pronësi të dajës së 33-vjeçarit të plagosur Iljaz Ismaili,i cili ishte kthyer prej disa ditësh nga Anglia.

Shtuar 25.05.2021 03:05