U nda me Alex dhe u lidh me Affleck? Rrjeti shpërthen në komente për Jennifer Lopez

Tashmë duket se nuk ka më dyshime për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Dyshja e njohur duket se janë zyrtarisht çift, pasi janë fotografuar në një “arratisje romantike” në një vilë luksoze në Miami.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë komentet nga fansat të cilët e quajnë të pavend këtë lidhje kaq shpejt pas ndarjes së Jennifer me Alex.

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje, ku diva Lopez u fotografua në ballkon me një fustan të gjerë ndërsa Ben mbante veshur xhinse gri dhe xhaketë blu.

Ndarja e Lopez me Lex Rodriguez një muaj më parë, solli ribashkimin e çiftit pas 17 vitesh.

Dyshja ishin fejuar në vitin 2002 por u ndanë zyrtarisht në 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë.


Shtuar 25.05.2021 15:34