Salianji tregon institucionet që nuk u janë përgjigjur kërkesave për informacion, ironizon Kryeministrinë: Janë të zënë dhe po mbyllin punët me Italinë

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS, Ervin Salianji, në nisje të mbledhjes së ditës së sotme (29 prill), ka zbuluar institucionet që i janë përgjigjur kërkesave për informacion.

Ervin Salianji:Data fundore në të cilën të kthenin përgjigjen institucionet të cilave u janë dërguar kërkesat për informacion, ishte 25 prill 2024. Nga të dhënat që na kanë ardhur, ka sjellë përgjigje SPAK.

Sot në tejkalim të afateve, më vjen keq që një institucion si Policia e Shtetit, tejkalon afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve, është depozituar sot në protokoll. Ka sjellë përgjigje autoriteti kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar, komisioneri për të drejtën e informimit dhe AMP.

Në tejkalim të afateve ligjore dhe në shkelje të ligjit, nuk është përgjigjur Kryeministria, mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe KM të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje dhe SHISH dhe do ju lutesha kolegëve dhe ekspertëve, duke qenë se një pjesë e dokumenteve që do të shqyrtohen do të jenë sekret hetimor, të plotësojnë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie për të qenë plotësisht në rregull me ligjin.

Më vjen shumë keq SHISH përdoret dhe sjell përgjigje për t’u tall me komisionin, me publikun dhe taksapaguesit”.


Shtuar 29.04.2024 13:59