Salianji: PD-ja duhet të mobilizojë qytetarët, Berisha po bëhet pengesë për rrëzimin e Ramës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kritikoi ashpër mënyrën si Partia Demokratike po ushtron opozitën dhe akuzoi Sali Berishën se po vepron si “patericë” për kryeministrin Edi Rama, duke e ndihmuar të qëndrojë në pushtet.

Sipas Salianjit, zhvillimet e fundit në vend kërkonin protesta të vazhdueshme dhe mobilizimin e qytetarëve, jo udhëtime të përfaqësuesve të opozitës në Strasburg.

Të lidhura

None found

Ai tha se opozita duhet të kishte vënë në lëvizje ndërkombëtarët dhe të organizonte protesta si paradite, ashtu edhe pasdite. Salianji kritikoi gjithashtu protestën në Kuvend, ku, sipas tij, deputetët u ngritën në këmbë dhe thërrisnin “o Peleshi”, ndërsa vendi po përballej me përkeqësim të gjendjes së shtetit. Ai i përshkroi udhëtimet në Strasburg si pushime.

Salianji e cilësoi Berishën kosto politike për PD-në dhe pengesë për largimin e Ramës nga pushteti. Ai tha se ia njeh meritat ish-kryeministrit, por këmbënguli se vijimi i tij në krye të Partisë Demokratike i shërben politikisht kryeministrit.

“Berisha i kushton politikisht PD-së. Edhe pse ia njoh meritat, ai është pengesa që e mban Ramën në pushtet. Pa të, Rama do të binte për dy muaj”, u shpreh Salianji.


sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom