Sa do të shënojnë temperaturat sot? Njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë vijon të ndikohet nga masat ajrore afrikane, duke bërë që të mbizotërojnë kthjellime dhe të jetë nxehtë.

Sipas MeteoAlb, përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare.

Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C./albeu.com


Shtuar 14.07.2021 07:58