Rusia shpall diplomatin malazez “non grata”

Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka shpallur persona non grata një punonjës të Ambasadës së Malit të Zi në Moskë, është bërë e ditur sot.

“Ambasadori malazez në Rusi Milorad Scepanoviç u ftua në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse sot, ku iu dorëzua një notë nga ministria që e shpallte zyrtarin non grata dhe ju kërkua të largohej nga vendi”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ministrisë, kjo masë është marrë në përgjigje të vendimit të pabazuar të Malit të Zi nga 7 prilli 2022 për të shpallur persona non grata disa diplomatë të Ambasadës Ruse në Podgoricë.

Më 7 prill, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli persona non grata katër diplomatë rusë dhe u dha atyre shtatë ditë për t’u larguar nga vendi./albeu.com