“Rusia nuk është agresore në Ukrainë”, lideri çeçen falënderon Vuçiç

Lideri i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se “Rusia nuk është agresore në Ukrainë”.

Në intervistën dhënë mediave serbe, Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçin, për siç tha “politikën paqësore që po ndjek”.

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë.

Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmit ndërkombëtar ne Çeçeni ju thye kurrizi”, tha Kadyrov.


Shtuar 10.03.2022 16:16