Rusia i ka dhuruar sërish vaksina anti-Covid Koresë së Veriut, ndërsa kriza atje po çon në një uri ekstreme.
Shkak i krizës është bërë mbyllja e vendit për kufizimin e përhapjes së virusit dhe refuzimi i vaksinave. Mbyllja e vendit ka ndikuar shumë në tregtinë me Kinën, pasi Koreja mbështetet nga pekini, për ushqim dhe karburant.
Linderi Kim Jong-un e ka pranuar se vendi po përballet me mungesa të ushqimit, duke e përshkruar situatën si “të tensionuar”.
Javën e kaluar ai u tha qytetarëve se kriza është e ngjashme me atë të 1990, ku njerëzit vdiqën nga uria.
Sanksionet tregtare ndërkombëtare besohet se kanë ushtruar më tej presion mbi furnizimet me ushqim./albeu.com