Rusia aktivizon sistemet e mbrojtjes ajrore në kufirin me Ukrainën

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore u aktivizuan gjatë natës në rajonin e Kursk, tha guvernatori lokal të mërkurën, duke shtuar se nuk u raportuan dëme.

“Sonte, në orën 2.45, shumë banorë të Kurskut dëgjuan zhurmë. Detajet e incidentit janë duke u specifikuar. Sipas të dhënave paraprake, sistemi i mbrojtjes ajrore u shpërtheu. Nuk pati viktima apo shkatërrime”, shkroi Roman Starovoyt në Telegram.

Më parë, shpërthime të shumta ishin dëgjuar aty pranë në qytetin e Belgorod, i cili është rreth 40 km (24 milje) në veri të kufirit me Ukrainën, tha në Telegram guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Gladkov tha se ai u zgjua rreth orës 03:35 të së mërkurës nga zhurma e një shpërthimi dhe raportet paraprake treguan se një depo municioni ishte në zjarr në një vendbanim rural.

“Zjarri i hapur pranë fshatit Staraya Nelidovka është shuar”, ka shkruar Gladkov. Ai gjithashtu shtoi, duke cituar një zyrtar lokal, se nuk ka pasur viktima civile.