Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksina anti-Covid

Qeveria e Rumanisë ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”


Shtuar 5.08.2021 17:17