Rudina Hajdari takon Arnold Schwarzenegger, çfarë i bëri bashkë në Vjenë (FOTO LAJM)

Deputetja Rudina Hajdari është takuar aktorin e famshëm, Arnold Schwarzenegger në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Ka qenë deputetja ajo që ka publikuar fotot krah aktorit ndërsa shkruan se ai “nuk ka nevojë për prezantim.”

Hajdari ka zhvilluar takime edhe me senatorët amerikanë Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker ku ka diskutuar për luftën kundër korrupsionit.

“Bashkë me Senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker diskutuam rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta kundër kurropsionit ishte kryefjala e të gjithëvë bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë”, shkruan Hajdari.


Shtuar 5.07.2021 19:02