Rrugë të bllokuara dhe kaos, Stambolli “zhytet” nën dëborë (VIDEO)

Qyteti i Stambollit në Turqi është përfshirë nga acari dhe moti me temperatura të ulëta.

Reshjet e dëborës kanë arritur nivele që nuk ishin parë më parë, dhe shumë prej rrugëve janë totalisht të pakalueshme.

Ndërkohë shumë qytetarë në zonat rurale kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Nëse situata do të mbetet e njëjtë edhe në ditët në vijim, qyteti rrezikon shumë./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 09:27