Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 4,397 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.