Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb, e ka cilësuar vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë si një ngjarje me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Të lidhura
None found
Sipas Kamberit, kjo vizitë dëshmon përkushtimin institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj dhe përcjell një mesazh të qartë mbështetjeje për mbrojtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë.
Postimi i plotë:
Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë.
Faleminderit për vizitën, z. President!
