Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi, ku në fokus kanë qenë prioritetet e përbashkëta në fushën e energjisë.
Të lidhura
None found
Sipas saj, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe bashkëpunimi për projektin e termocentralit në Vlorë, me furnizim me gaz nga ShBA, përmes të cilit Kosova dhe Shqipëria do të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dyja vendeve.
“Bashkëpunimin në projektin e termocentralit të Vlorës (me furnizim me gaz të lëngëzuar natyror nga ShBA), sipas marrëveshjes së vitit 2022, me qëllim që Kosova dhe Shqipëria të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dy vendeve;Zhvillimin dhe rritjen e bursës tonë të përbashkët të energjisë elektrike, Bursës Shqiptare (ALPEX), në të cilën vëllimi i tregtisë po rritet vit pas viti;Linjën e re të transmetimit 400 kV Prizren – Fierzë.U dakorduam të vazhdojmë koordinimin e ngushtë institucional dhe teknik”, ka shkruar ajo në Facebook.
