Rritja masive e çmimeve, shqiptarët protestojnë sot para Kryeministrisë

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet një protestë përpara Kryeministrisë  kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit.

Kjo protestë vjen pas rritjeve të cmimeve dhe deklaratës së kryeministrit Rama i cili paralajmëroi një krizë energjitike.

“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në posterin e përgatitur për këtë protest.

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë në para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së Covid-19. /albeu.com/