Rriti moshën e daljes në pension, francezët nuk ndalen, kërkojnë “kokën” e Macron

Kaosi mbretëron në rrugët e Francës me mijëra njerëz që dalin dhe demonstrojnë kundër Emmanuel Macron dhe ligjit të ri, i cili e rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

Demonstratat po zhvillohen në më shumë se 200 qytete dhe qyteza që nga mëngjesi dhe do të zgjasin deri në mbrëmje. Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e presidentit francez, ndërsa e krahasojnë atë me Napoleonin III, pasi gjatë mbretërimit të tij shpërtheu Komuna historike e Parisit.

Sipas vlerësimeve të sindikatave, demonstratat ishin masive dhe më të mëdha se ato të javës së kaluar. Sindikata CGT njoftoi se më shumë se 800,000 njerëz demonstruan sot në rrugët e kryeqytetit francez.


Si në Paris ashtu edhe në qytete të tjera, si Nante dhe Ren, pati incidente. Disa protestues hodhën fishekzjarre ndaj forcave të policisë, të cilët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës.

Tensionet mbetën të larta në kryeqytet dhe qytete të tjera franceze në orët e hershme të mbrëmjes, me shumë protestues ende në rrugë dhe mijëra policë ose duke ndërhyrë ose duke qëndruar roje.

Në fund reforma nuk u votua nga parlamentarët francezë, por u miratua me një dekret presidencial emergjent të firmosur nga Macron, pas reagimeve dhe informacioneve se do të votoheshin kundër nga anëtarët e koalicionit të tij.

Megjithatë, qeveria e tij mori dy mocione të njëpasnjëshme censure, të cilat u votuan ngushtë në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Rreth 278 deputetë votuan në favor të një mocioni mosbesimi ndërpartiak të paraqitur nga grupi Liot – mocioni më i mundshëm i mosbesimit për t’u miratuar – duke rënë vetëm nëntë vota nga 287 që nevojiteshin për të rrëzuar qeverinë e Elizabeth Bourne.

Gjithashtu, nuk kaloi as mocioni i dytë i censurës, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë. /albeu.com


Shtuar 23.03.2023 18:50