Rriten vdekjet nga Covid në Shqipëri, bilanci i 24 orëve të fundit

167 infektime të reja dhe 5 humbje jete janë regjistruar në vendin tonë nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu bëjmë me dije se janë kryer 1383 testime gjatë këtij harku kohor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167
Të shëruar në 24 orë       253
Të shtruar në spitale       121
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890
Raste pozitive                207,709
Raste të shëruara          199,386
Raste Aktive                      5,129
Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,381
Fier                 579
Durrës             397
Shkodër          349
Elbasan           321
Vlorë                262
Berat               247
Gjirokastër     196
Lezhë              136
Korçë               103
Kukës               82
Dibër                76/albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 17:35