Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se PD nuk po e kupton akoma se çfarë ka ndodhur në shoqërinë shqiptare që prej nisjess së protestave të flamingove dhe ideja për të nxjerrë një kandidat si Alimehmeti për Tiranës, tregon mykjen që ka kjo parti.
Bushati tha se PD po të nxjerrë kandidatë nga brenda saj, nuk ka asnjë shans dhe rrezikon të shuhet si opozitat në Hungari dhe në Serbi.
Të lidhura
None found
“Mendoj se PD po tregon një keqkuptim të madh, që nuk e ka kutpuar se çfarë po ndodh në Shqipëri këto 6 muaj, fare. Hidhet emri i një doktori të respektuar, Alimehmeti. Dhe në mentalitetin e mykur të PD-së, duket sikur PD po u hap deri te të moderuarit e vet, i ka bërë nder shoqërisë. Sot të moderuarit e PD-së, duken të papranueshëm për shoqërinë, e cila e ka tejkaluar opozitën e vjetër me revolucionin e flamingove.
Pra, që PD të mos jetë me mendësinë e mykur të fillimit të revolucionit të flamingove, kur thoshte janë sorosistë që duan të pengojnë investimin më të madh në Shqipëri, jemi për gjinitë dhe jo për protestën, që të mos jetë në të njëjtin mentalitet, PD nuk duhet të hapet te doktor Alimehmeti, por duhet të propozojë figura të protestës, ka plotë mjekë, inxhinierë, ata që i kanë prirë protestave dhe demonstratave. Nëse PD nuk do të dijë të hapet ndaj zhvillimit që shoqëria ka prodhuar, rrezikon të përfundojë si opozita e Orbanit në Hungari apo e Vuçiç në Serbi që u asgjësuan fare.
Binaj është në të drejtën e vet të kandidoj. Nuk kisha ndonjë simpati të madhe edhe kur kandidoi, por mendoj se në një situatë siç mund të precipitojë deri në 9 maj, edhe Binaj mund të dalë sipër kandidatit të PD, nëse PD mbetet e mbyllur brenda kullës së saj.
Unë nuk them të marrin dikë nga protesta, sepse protesta nuk janë si pleniumet e studentëtve në Serbi. Por nëse PD, që e ka shumë të vështirë, por nëse PD nxjerr si ikonë të fushatës së vet, dikë që ka identikitin e njerëzve të protestës, e shohin si të ngjashmin e tyre dhe jo të ngjashmin e pushtetit të vjetër, kjo mund të sjellë një ndryshim. Kjo kërkon nga PD që të mos çojë atje një njeri që do ti bindet nesër Saliut dhe Flamurit. Vetëm nëse PD është gati të bëjë këtë vetë-sakrifikim mund të ketë një lloj suksesi. Ndryshe do të ketë fatin e opozitave si në Serbi dhe Hungari. Ti servirë atyre qytetarëve që ishin me protestën, njeriun e tyre të ngjashëm.
Nëse PD thotë do të vetë-sakrifikohem dhe nuk do të vë kandidat me teser partie, do të marr njerëz nga ky revolucion, vetëm kjo mund ta bëjë të pranueshëm për qytetarët”, deklaroi Bushati.








