Rriten sërish temperaturat! Ky është moti për ditën e sotme (FOTO LAJM)

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të ulen ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 19°C në 34°C.

 


Shtuar 13.08.2021 08:15