Rrezik i lartë nga virusi: Maqedonia në listën e kuqe edhe të këtij shteti

Holanda njoftoi se nga nesër do ta vendos Maqedoninë e Veriut, në listën e vendeve ku ekziston një rrezik shumë i lartë i infektimit me koronavirus. Ky shtet po ashtu vendosi kufizime të reja drastike për qytetarët maqedonas që të hyjnë në këtë vend.

Qytetarët maqedonas të vaksinuar plotësisht do të kenë mundësi të hyjnë në Holandë, por prapëseprapë do të duhet të kalojnë një karantinë të detyrueshme dhjetë ditore. Kjo vlen nga 4 shtatori.

Nga 6 shtatori, rregullat për hyrjen në Holandë do të forcohen më tej. Përveç vaksinës dhe karantinës, udhëtarëve do t’u kërkohet të kenë një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë, pra një test antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë. Autoritetet thonë se një certifikatë e vaksinimit nuk do të jetë më e mjaftueshme.

Përveç Maqedonisë, Kosova, Izraeli, SHBA dhe Mali i Zi gjithashtu shënohen si vende me rrezik shumë të lartë./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 16:58