Rreth 500 mijë njerëz pa ujë të pijshëm pas vullkanit në Kongo, banorët rrezikohen nga kolera

Gati 500,000 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pas shpërthimit të vullkanit.

Kjo mund të sjellë një kërcënim të madh për kolerën dhe ekziston një nevojë urgjente për t’u siguruar ujë të pijshëm njerëzve në qytetin lindor të Goma.

Rezervuari që siguronte ujë për banorët në malin Nyiragongo u dëmtua pas shpërthimit të vullkanit më 22 maj./albeu.com


Shtuar 2.06.2021 08:33