Rrëfehet motra e vrasësit serial të grave: Na varrosi për së gjalli

Ka folur për emisionin “Zemër të Hapur” motra e Dan Hutrës, vrasësit serial të grave në Tiranë.

Dan Hutra, vrau më 1 mars me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Motra e vrasësit, Asija tha sot se pas vrasjeve në seri vëllezërit janë distancuar nga Dan Hutra.
Gjithashtu ajo tha se situata ka qenë shumë e vështirë, dhe pasi ka dalë nga burgu pas vrasjes së Dafinës, gruas së parë, ajo u shpreh se i vëllai i ka thënë,- se kërkon të vazhdojë jetën dhe ka kërkuar të martohet.

“Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa”, ka thënë motra e Dan Hutrës.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrave vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara”, tha ajo, duke shtuar: “Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem. Më tha se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qesja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi”, është shprehur Asija./albeu.com.


Shtuar 8.03.2023 12:49

Tags: