Rrëfehet “Kllouni” vrasës: Si i ftoja djemtë në shtëpi dhe i “hiqja qafe”, disa nga viktimat nuk ishin njerëz (VIDEO)

Një nga vrasësit serialë më famëkeq të Amerikës, John ëayne Gacey, “zbulohet” në një dokumentar tronditës të Netflix, duke folur nga një qeli e dënimit me vdekje, ku ai shpjegon se si i mashtronte viktimat e tij, policinë dhe shoqërinë në tërësi.

Gacey akuzohet për vrasjen e 33 personave, ku 29 nga viktimat u gjetën të varrosura poshtë shtëpisë së tij.

Kur kanë kaluar më shumë se 30 vite nga arrestimi i vrasësit serial në SHBA, ai ka bërë një rrëfim rrëqethës, ku me qetësi të plotë tregon se si arrinte t’i ftonte djemtë e rinj në shtëpinë e tij dhe më pas i vriste ata.

Në rrëfimin e tij Gacey i njohur ndryshe dhe si “Kllouni vrasës” për shkak të veshjes së tij ka treguar disa nga vrasjet më të tmerrshme të tij, duke nisur nga vrasja e parë.


Shtuar 26.04.2022 16:44