Roli i vetëm që do ta rikthente edhe njëherë në skenë, Matilda Makoçi tregon të pathënat (FOTO LAJM)

Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej 37 vitesh është larg syve të publikut. Ajo ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama.

“Isha e detyruar të hiqja dorë sepse kështu na erdhën kushtet, prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmonin që ta mbanin djalin Gregun, provova e çova diku në çerdhe, por nuk e përballonte ai, kështu që isha e detyruar ta mbaja vetë. Vitet ikën u ç’mësova me punën, ai ritmi i punës mu zbeh edhe kështu që u largova. Nuk më vjen keq, po nuk e ndjej mungesën e asaj kohe, më ka dhënë kjo koha tjetër, më ka marrë me vete”, shprehet Makoçi.

Të lidhura

None found

Edhe pse shpehet se nuk e ka marrë malli për kohën kur ishte një aktore e suksseshme, Matilda ndjen kënqaësi për rolet që ka luajtur dhe ndihet mirë kur i sheh ato.

Por nëse ajo do të rikthehj sot në skenë, do ta bënte vetëm për një rol.

“Tashmë janë rolet e nënave por shikoj nga këto mundësi që ofron televizioni që prezanton aktorët e rinj, shikoj që ka shumë mobilizm të moshave të reja, edhe për mama, role të rriturish, edhe besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do ishte interesant”.

Matilda Makoçi ka qenë ylli i viteve ?80-?90 i kinematografisë shqiptare, një nga aktoret më të vlerësuara të kohës, e cila hoqi dorë nga aktrimi për të mos iu rikthyer më. Ajo jeton me prindërit e saj në një apartament në Tiranë./albeu.com/

 


Shtuar më 19.01.2022 13:53

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber