Rita Ora ndodhet në Shqipëri për një koncert që do të mbajë ditën e nesërme në Tiranë. Pas takimit me studentët e Liceut, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vizituar ditën e sotme “Shtëpinë e Ngjyrave”, një qendër jofitimprurëse që ofron shërbim social për fëmijët në nevojë.
Gjatë vizitës, ku ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj, këngëtarja shqiptare shkon në kuzhinë ndërsa nis të hapë dhe peta. “Më ka mësuar mami”, shprehet ylli i muzikës teksa po bënte peta. Gjatë bisedës, ajo shprehet se byreku është ushqimi i preferuar shqiptar.