Rikthimi i vdekjeve nga Covid-19 dhe rritja drastike e rasteve, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet me Covid-19, duke na kujtuar se pandemia nuk ka mbaruar ende. Vetëm dje janë regjistruar rreth 1 mijë raste me Covid-19 dhe dy vdekje.

Sot, në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti Teknik I Ekspertëve, ku pritet të ketë vendosje të masave kufizuese.

Situata aktuale e Covid-19 në vend:

Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11./albeu.com