Rikthimi i basteve/ “Konsumatori është në dorë të kriminelëve”, Çuçi: Ata që luajnë do mbrohen nga shteti

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në dëgjesën publike kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë, ka deklaruar se operimet e paligjshme e lënë qytetarin që zgjedh të luajë në duart e të paligjshmit, në një aktivitet me prirje kriminale.

“Veprimtaria e basteve online, e lë konsumatorin tërësisht në dorën e atij të paligjshmit. Ça dua të them, dua të them se duke qenë të paligjshëm, nëse një konsumatori fiton një shumë të caktuar, përdoruesi, pronari i paligjshëm i kësaj platforme, mundet ta injorojë konsumatorin dhe të mos i japë lekët dhe konsumatori s’ka ku të mbrohet. Ndërsa kështu, konsumatori do të jetë i mbrojtur nga shteti dhe nuk mund të të kërcënohet nga një kriminel që drejton këtë aktivitet. Ky është një aspekt i rëndësishëm, sepse ka lidhje kriminale sepse krijohen konflikte me borxhe të fshehura kështu. Që nga 2019 kemi mesatarisht 300 raste të ndjekura nga policia penale me rreth 2 mijë ta pandehur. Gjykojeni ju se çfarë marrëdhënie e madhe paligjshmërie krijohet në një masë të madhe me konsumatorët”, tha Çuçi.


Shtuar 31.08.2022 11:44