Rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, shihni festën e “çmendur” të lojtarëve dhe tifozëve të Dinamos (VIDEO)

Dinamo arriti të siguronte matematikisht rikthimin në Kategorinë Superiore, pas plot 9 vitesh mungese.

“Nëndetësja”, triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e parafundit të kampionatit ndaj Vorës, duke vulosur zyrtarisht këtë sezon të suksesshëm që u kurorëzua me rikthimin në elitë.

Blutë në këtë sezon, kanë pasur edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët pavarësisht kushteve të vështira për shkak të pandemisë, kanë bërë të pamundurën, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, nga tarracat e banesave përreth stadiumit.

Edhe ditën e sotme, në përfundimin e sfidës ndaj Vorës, nuk mungoi festa e futbollistëve të Dinamos, me tifozët në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmes, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.


Shtuar 9.05.2021 23:25