Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele! Ministria e Bujqësisë urdhëron vendosjen në karantinë të zonës së prekur

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër, pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër.

Rasti i parë i muartajës për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit të Dajçit. Rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj, janë groposur ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky fermer. Rasti ka 3 ditë që është konfirmuar zyrtarisht.

Të lidhura

None found

Dëmi që i shkaktohet fermerit Volaj, është i konsiderueshëm sepse shkon rreth 10-15 milionë lekë të vjetër ndërsa shpreson të dëmshpërblehet.

Ndërkohë, administratori i Dajçit Broz Pjetrani thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Përveç Dajçit, drejtoria rajonale e ekstensionit bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera, si shkak i rrezikut të përhapjes së murtajës. Kjo është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu.

Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla, duke bërë asgjësimin e të imtave ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë brenda afateve ligjore të përcaktuara.


Shtuar 19.05.2026 12:18

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetStarzbetJojobet GirişjojobetHoliganbet Giriş