REZULTATET/ Shkëndija vijon e qetë rrugën drejt titullit (FOTO LAJM)

Shkëndija e Tetovës vazhdon e qetë drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka korrur një tjetër fitore.

Të besuarit e Ernest Gjokës, kanë mposhtur me rezultatin 0-3, Belasicën në transfertë. Ishte Rubin Hebaj, i cili realizoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 26, ndërsa Nafiu dyfishoi shifrat në 41’. Kramer Qaka vulosi gjithçka në 54’, duke shënuar edhe të tretin.

Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 65 pikëve, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Këta të fundit mposhtën minimalisht Borecin jashtë. Struga ka triumfuar 3-0 ndaj Pelisterit, ndërkohë që Akademija Pandev ka triumfuar 3-0 ndaj Vardarit.

REZULTATET:

Belasica- Shkëndija e Tetovës 0-3

Akademija Pandev-Vardar 3-0

Borec-Shkupi 0-1

Rabotnicki-Makedoniaj GP 2-2

Struga-Pelister 3-0


Shtuar 18.04.2021 16:31