Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, reshjet e shiut dhe erërat e forta, kanë sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.
Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, ç`ka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë, të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.
Të lidhura
None found
Sakaq, reshjet e dendura në Pukë kanë shkaktuar problematika dhe në disa rrugë, ku ka pasur rrëshqitje të inerteve.
Po kështu, energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.
