Reshjet e dendura të shiut përmbytin Tiranën (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut prej më shumë se dy orësh kanë shkaktuar përmbytje në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet rrugët e kryeqytetit janë mbuluar nga uji, duke sjellë kështu vështirësi në qarkullim.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në qytete të tjera të vendit. Ndërkohë kushtet e vështira atmosferike shënuan një viktimë në Malësi të Madhe. Një person humbi jetën pasi rrufeja goditi banesën e tij./albeu.com

Shtuar 9.06.2022 16:57