Reshjet e dendura të dëborës/ Situatë problematike në Dibër, Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar

Reshjet e denduara të dëborës në vendin tonë, ka shkaktuar problematika në Qarkun e Dibrës.

Rruga e Arbrit është ende e bllokuar dhe raportohet se në Bypass-in e Murrizit, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i bllokuar me tre persona brenda.

Një fadromë është nisur për të mundësuar qasje në zonën e Bypass-it. Shumë njësi administrative në Qarkun e Dibrës janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalajën e Dodës, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Bashkia e Dibrës, është duke punuar për hapjen e rrugëve. Në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë.

Sipas informacionit të marrë, në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor.

 


Shtuar më 13.01.2025 08:21