Rënia e rasteve, mbyllet spitali Covid-4 në Tiranë

Spitali Covid-4 në Tiranë është mbyllur, por  do të jetë në gatishmëri në rast se rëndohet sërish situata.

Ndërkaq, mësohet se pacientët që kanë qenë deri më tani te ky spital, do të transferohen te Covid-1 dhe Covid-3.

80 pacientë janë aktualisht në spitalet Covid-1 dhe Covid-3, si dhe 80 pacientë të tjerë ndodhen te Covid-2. Vendimi i sotëm vjen një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik, që vendosi vijimin e të njëjtave masa anti-Covid edhe për dy javët e ardhshme.

Ky vendim vjen fill pas rënies së rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në vend.


Shtuar 9.04.2021 12:33