Balla sulmon Berishën nga Elbasani: Ai i vinte tritolin shtyllave të tensionit të lartë

Kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla ka qenë sot në Katundin e Ri në Elbasan ku është takuar me banorët.

Balla reagoi me kritika nga kundërshtarëve politikë, duke theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta frikësohen nga drejtësia.

“Sot do të marrin një vendim shumë të rëndësishëm. Sot do të fillojmë punën për ta shndërruar Katundin e Ri në qytetin e ri. Duhet ta transformojë tërësisht këtë zonë, falë jush. Unë sot kam ardhur të kërkoj ndjesë, por edhe ca angazhime. Disa angazhime të cilat duhet të realizohen të gjitha brenda këtij mandati.

Kundërshtarët nuk kanë asnjë lidhje me, Saliu dhe Ilir kanë hallin e drejtësisë. Ajo që ndodhi në Rinas është shprehja më kuptimplotë se çfarë janë ata në gjendje të bëjnë. Teksa në ajër ishte avioni me 100 mijë vaksina të tjera, njerëzit e Saliut dhe Ilir Metës vendosën të bllokonin fluturimet e Shqipërisë që avioni me vaksina të mos vinte dje. Kjo është një e vërtetë që e kemi parë. Kur Saliu ishte në opozitë i vinte tritolin shtyllave të tensionit të lartë.

Dje dhe sot synoi të pengonte ardhjen e vaksinave dhe fluturimet e Shqipërisë. Këtë janë në gjendje të bëjnë. Koha që në punë hynin vetëm demokratët, ka mbaruar. Koha kur infermier mund të hyje vetëm me teserën e Partisë Demokratike, ka mbaruar që në 2013.

Rasti i aeroportit të Rinasit tregoi se kush janë ata dhe se kush jemi ne. Nga nesër në Bradashesh do të jemi gati për të vaksinuar 65-vjeçarit. Duhet që nga fillimi i majit dasmat të mos t’i bëjmë më fshehurazi. Thirrja ime është që ne mund t’i kthehemi normalitetit vetëm duke votuar Partinë Socialiste”, tha Balla ndërsa bëri thirrje që qytetarët në 25 prill të votojnë Partinë Socialiste. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.04.2021 12:24