Reforma e re territoriale/ Nis mbledhja e firmave në Cërrik, banorët kundër bashkimit me bashkinë e Elbasanit

Reforma e re territoriale ,e cila është propozuar nga mazhoraca dhe synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera, ka hasur kundërshtime në disa prej qyteteve të vendit.

Në lidhje me këtë, kanë protestuar edhe banorët e qytetit të Cërrikut të cilët kanë kërkuar që Cëriku të mbetet bashki në vete.

Të lidhura

None found

Në kuadër të kësaj nisme, ata kanë nisur firmosjen e një peticioni kundër propozimit, i cili parashikon bashkim e saj me Bashkinë Elbasan.

Nisma është ndërmarrë nga organizatorë dhe qytetarë, duke argumentuar se bashkimi me Elbasanin do të largonte shërbimet dhe vendimmarrjen nga qytetarët e Cërrikut.

Bëhet me dije se firmosja do të vijojë për disa ditë në qytet, ndërsa pas përfundimit dokumenti do t’u përcillet jo vetëm institucioneve vendase, por edhe institucioneve ndërkombëtare.