E ardhmja e Marco Asensio mbetet një enigmë në Real Madrid. I kërkuar nga Milani dhe Arsenali, sulmuesi spanjoll ende nuk i ka shlyer rezervat për situatën e tij kontraktuale.
Aktualisht i lidhur me “Blancos” nga një marrëveshje që skadon në 2023, sipas portalit “Bernabeu Digital”, Asensio do të kishte marrë tashmë në mars një propozim zyrtar për rinovimin me Realin, por nuk do të kishte dhënë kurrë sinjale në lidhje me menaxhimin e merengues. Sirenat e merkatos nuk mungojnë dhe lojtari nuk është i bindur për hapësirat që mund të ketë vitet në vijm, aq më tepër për shkak të ardhjes së mundshme të Kylian Mbappe dhe një tjetër përforcimi të avancuar në verë.
Oferta për të rinovuar do të skadojë më 30 qershor dhe, deri më sot, Asensio nuk i është përgjigjur kurrë Real Madridit, duke e bërë presidentin Florentino Perez të paduruar./ h.ll/albeu.com