Reagon Erdogani: SHBA dhe Britania po tentojnë ta kthejnë Detin e Kuq në “det gjaku”

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër sulmet amerikane dhe britanike ndaj objektivavev të Houthi në Jemen.

Reuters shkruan se sipas Erdoganit sulmet ndaj rebelëve të Houthi në Jemen përbëjnë përdorim joproporcional të forcës. Presidenti turk akuzoi këto dy shtete se po tentojnë të shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”.

Turqia, një anëtare e NATO-s, gjithashtu ka kritikuar Izraelin për luftën e tij në Gaza që synon zhdukjen e grupit militant palestinez Hamas dhe ka kritikuar vazhdimisht vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës së Izraelit.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me sulmet ajrore dhe detare gjatë natës nga forcat amerikane dhe britanike në të gjithë Jemenin si hakmarrje ndaj forcave Houthi të mbështetura nga Irani për sulmet ndaj anijeve të Detit të Kuq, presidenti turk tha se nuk ishin proporcionale.

“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës,” tha Erdogan pas lutjeve të së premtes në Stamboll.
Turqia në përgjithësi mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe mbështet procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që synon të sjellë paqen midis saj dhe Houthi që kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.
Ankaraja ka dënuar më parë sulmet me raketa Houthi në Arabinë Saudite.

Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet që transportojnë mallra përmes Detit të Zi, duke thënë se sulmet janë në mbështetje të palestinezëve.