Rangnick: Jam i lumtur me barazimin, ndalëm një ekip të madh

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, foli pas barazimit në shtëpi kundër Chelseat.

“Një pikë e mirë, në një lojë të vështirë kundër një prej tre skuadrave më të mira në ligë dhe që fitoi Champions League vitin e kaluar.

Kemi pasur shumë mungesa dhe ata që luajtën e bënë më  të mirën e tyre. Në pjesën e parë mbyllëm mirë hapësirat, ndërsa në pjesën e dytë arritëm të propozoheshim më shumë në zonën kundërshtare.

Ne rrezikuam me postimin e James, por performanca ishte e mirë. Ne donim të fitonim, por duhet të jemi të kënaqur me pikën sepse e morëm kundër një Chelsea të fortë që tregoi cilësitë e tij në shumë momente të lojës”./ h.ll/albeu.com

Shtuar 29.04.2022 08:35