NATO në Letoni kujton Klodian Tanushin dhe Zarife Hasanajn (FOTO LAJM)

NATO në Letoni ka kujtuar majorin shqiptar Klodian Tanushi dhe rreshteren Zarife Hasanaj të cilët humbën jetën në Letoni si pasojë e një shpërthimit gjatë punës së tyre në bazën ushtarake të NATO-së, ku kryhej demontimi i armëve dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Kujtojmë se të dy janë shpallur Dëshmor i Atdheut.

Ushtarët e NATO-s nga të gjitha kombet në kampin Adazi, shprehën se bashku ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan ish kolegët e tyre të rënë Dëshmorë. Ata shihen që në duar mbajnë kurora me lule ku shkruhet “Gjithmonë mes nesh”.

Postimi i Plotë

Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me eFP BG Letoni ndërsa kryenin një detyrë me rendesi jetike të EOD.

Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë.

Ne do t’i kujtojmë ata. 

Shtuar 13.05.2021 13:20