Stresi u del kundër shokëve: E lanë Mehmetin të vdiste sepse po pastronin vendin nga gëzhojat (FOTO LAJM)

Mehmet Qema i cili u vra mbrëmjen e të hënës nga shoku i tij Marjus Dema, u lakua dhe për lidhjen e tij me reperë të njohur shqiptarë.

Një prej tyre, është dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi i cili u ka dalë kundër shokëve të tij, të cilët sipas tij, janë fajtorët për vdekjen e Mehmet Qemës.

Në një postim në Instastory, Stresi shkruan se shteti nuk ka faj, por shokët e që e lanë gjysmë ore Qemën pa e çuar në spital, pasi kishin mendjen të pastronin vendin nga gëzhojat e të fshihnin armën.

“I bëj thirrje të gjithë mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht. Po, është e vërtetë por fajin s’e ka shteti, por shoqëria që e lanë 30 minuta pa e dërguar në spital … sepse mblodhën gëzhojën. Pse u gjet pistoleta e hedhur?

Ndërkohë që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- shkruan reperi, status të cilin e fshiu më vonë.

Shtuar 13.05.2021 01:05