Ramës i del situata jashtë kontrollit, shihni si thyen masat anti-covid gjatë takimit në Shkodër (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama që në nisje të kësaj fushate zgjedhore deklaroi se për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk do të mbajë mitingje në turma por takime me distancim social duke u shprehur i bindur për këtë fakt.

Nga ana tjetër sulmoi ashpër Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Bashën duke deklaruar se po infekton popullin dhe po “mbjell vdekjen” me takimet në turma me njerëzve.

Por cfarë po ndodh sot?

Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, Rama ka harruar distancimin social, në vendet ku nuk i prek kamera e tij e ERTV.

Gjatë një takimi të djeshëm në Shkodër, ku në rreshtat e para duket një distancim i plotë social i siguruar nga karriget e vendosura në largësi, anash tyre, aty ku kamera nuk filmon, turmat e njerëzve janë ngjitur dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Ky nuk është takimi i parë elektoral që Rama thyen rregullat e vendosura nga ai vetë pasi në median online janë publikuar disa incidente të tilla që vërtetojnë se kryeministri nuk po i respekton aspak masat anti-covid dhe pse përpiqet të transmetojë tek shikuesi tjetër realitet. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2021 09:52