U kap me 10.5 kg kanabis në makinë, pranga 48-vjeçarit në Përrenjas

Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Përrenjas të Pogradecit.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij shërbimet e policisë kanë gjetur 10.5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë/ Përrenjas

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kap duke transportuar 10.5 kg lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 16.04.2021 09:04