Djemtë shokë të ngushtë, Arbana publikon momentet më të ëmbla në shtëpinë e saj (VIDEO)

Arbana Osmani është një nga personazhet më aktiv në rrjete sociale. Ajo ndan çdo ditë me fansat e saj receta gatimi, por nuk i kursen as detajet nga jeta private. Ndonëse më herët nuk preferonte të zbulonte shumë, kohët e fundit ajo nuk është treguar e rezervuar dhe madje publikon momentet të ndryshme me dy të vegjlit e saj, Jonin dhe Diellin.

Së fundmi Arbana ka publikuar një video të adhurueshme, në të cilën të dy vëllezërit shihen duke luajtur bashkë. Joni argëton Diellin dhe ky i fundit qesh me lojën e vëllait të madh. Mesa duket Joni është mësuar tashmë me prezencën e Diellit në shtëpi dhe që tani vëllezërit janë kthyer në miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Arbana nuk i ka rezistuar një momenti të tillë dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit.

Më pas ajo ka treguar se cila është loja e preferuar e Jonit. Ajo ka treguar se bashkë me të birin bëjnë lojë me role shitësi-klienti dhe kjo është ajo çfarë i pëlqen Jonit të bëjë më shpesh në kohën e lirë.

Ndërkohë kujtojmë se i vogli i Arbanës, Dielli, erdhi në jetë në muajin dhjetor si fryt i dashurisë së saj me Eduart Grishajn.


Shtuar 16.04.2021 09:54