“Rama të japë shpjegime”, Berisha firmos kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend

Sali Berisha  firmosi  sot kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvendin e Shqipërisë, pas deklaratave të kryeministrit Rama  në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.

Rama  ka deklaruar se nëse Shqipërisë nuk i caktohet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të ndjekë një tjetër kurs.

Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve për të dhënë shpjegime se cili është drejtimi që mund t’i japë vendit përveç se drejtimi evropian.

Shtuar 13.05.2022 13:36